Botë

Iraniani vritet pasi festoi humbjen e ekipit kombëtar në Kupën Botërore

Descriptive Text

Një burrë raportohet se është vrarë nga forcat e sigurisë në Iran, pasi protestuesit anti-qeveritarë publikisht festuan eliminimin e ekipit kombëtar nga Kupa Botërore.

Aktivistët kanë thënë se Mehran Samak u qëllua në kokë pasi i ra borisë së veturës së tij mbrëmjen e së martës, raportoi BBC.

Videot nëpër qytete të ndryshme treguan turma njerëzish që festonin dhe vallëzonin në rrugë.

Mediat e lidhura me shtetin fajësuan forcat armiqësore brenda dhe jashtë Iranit për presion të lojtarëve pas humbjes nga SHBA-ja.

Lojtarët nuk e kënduar himnin kombëtar në lojën e parë si shenjë solidariteti me protestuesit.

Por, e kënduan në lojën tjetër.

Disa protestues e panë këtë si tradhti të kauzës së tyre edhe pse kishte raportime se ekipi ishte nën presion të madh nga autoritetet iraniane.

Organizatat për Të Drejtat e Njeriut e Iranit ka thënë se personeli i sigurisë qëlloi dhe vrau Mehran Samakun.