Inflacioni ia ka marrë bukën edhe Babadimrit. Shumë prej tyre janë më të moshuar, me të ardhura fikse dhe udhëtojnë në distanca të gjata për ta veshur kostumin e kuq. Ata shpenzojnë shuma goxha të mëdha për kostumet e tyre dhe veshjet e tjera
Mos kërkoni pengesa plastike ose stola në distancë kur e vizitoni Babadimrin këtë vit. Ai është kthyer në stilin para pandemisë, mirëpo mendjen e ka te disa çështje serioze.
Uebfaqja aranzhuese e Babadimrit, HireSanta.com, ka regjistruar një rritje prej 30% të kërkesës këtë sezon të Krishtlindjes krahasuar me vitin e kaluar, pasi humbi rreth 15% të interpretuesve të tij në pension gjatë pandemisë.
Ai ka një bazë të dhënash prej disa mijëra babadimrash me koncerte në dyqanin kryesor të Bloomingdalet në New York, prona të ndryshme të Marriott dhe ambiente të tjera nëpër SHBA. Shumica e klientëve të Allenit janë kthyer tek fëmijët dhe nuk po e konsiderojnë COVID-19 problem të madh, tha ai, por Babadimri mund të zgjedhë të maskohet.
Inflacioni ia ka marrë bukën babadimrit
Një tjetër agjenci e madhe e babadimrave, Cherry Hill Programs, është rikthyer në numrat e prenotimeve para pandemisë për rreth 1.400 babadimra të tyre që punojnë në më shumë se 600 qendra tregtare dhe pika të tjera këtë vit, ka thënë zëdhënësja Chris Landtroop.
“Unë as nuk mund ta shpjegoj se sa të emocionuar jemi kur shohim buzëqeshjet e të gjithëve në të gjitha vendet këtë sezon pa i mbuluar asgjë ato fytyra të bukura”, është shprehur ajo.
Santas Cherry Hill janë gjithashtu të lirë të mbajnë maska, ka treguar Landtroop.
Në mesin e babadimrave të shquar a ka prej atyre që vazhdojnë ta mbajnë distancën? Nuk do të ketë vizita në prehrin e babadimrit në dyqanin kryesor të Macy në Sheshin Herald të New Yorkut. Babadimri është ulur pas tavolinës së tij.
Disa babadimra që qëndruan në shtëpi dy vjetët e fundit nga shqetësimi për shëndetin e tyre janë rikthyer në lojën “ho ho ho”, por Allen po përpiqet dëshpërimisht ta rimbushë vendin e tij me interpretues të rinj.
Inflacioni ia ka marrë bukën edhe Babadimrit. Shumë prej tyre janë më të moshuar, me të ardhura fikse dhe udhëtojnë në distanca të gjata për ta veshur kostumin e kuq. Ata shpenzojnë shuma goxha të mëdha për kostumet e tyre dhe veshjet e tjera.
“Ne po i tarifojmë klientët pak më shumë dhe po i paguajmë edhe babadimrat tanë pak më shumë”, ka theksuar Allen.

Diversiteti
Rezervimet për shumë babadimra u bënë muaj më parë, dhe disa punonin gjatë gjithë vitit. Babadimrat e Allenit do të fitojnë nga 5.000 deri në 12.000 dollarë për sezonin.
Megjithatë, për Associated Press ata thanë se nuk shqetësohen nga kostoja. Ata nuk janë në profesionin e babadimrit për të fituar para, por e bëjnë këtë nga gëzimi i plotë.
Allen dhe agjencitë e tjera po përballen me më shumë kërkesa për babadimrat gjithëpërfshirës, të tillë si artistë me ngjyrë, të shurdhër dhe spanjollë-folës. Allen gjithashtu ka një nënadimër për telefonata.
“Të kesh një fëmijë që nuk mund ta kuptojë se jam grua në njëfarë mënyre është komplimenti më i madh, sepse do të thotë se po bëj drejtësinë e Babagjyshit.
Nga mesi i nëntorit, Rickard kishte më shumë se 100 koncerte të rreshtuara, përmes Hire Santa dhe mjeteve të tjera.
“Shumë prej njerëzve flasin me njëri-tjetrin”, tha ajo “Hej, e keni parë nënadimrin?””
Rickard paguan afërsisht 175 dollarë në orë si Babadimri, në varësi të punës, dhe i dhuron të gjitha paratë e saj, përveç karburantit, për bamirësi. Dhe mjekra e saj? Flokë të jakut.
Mjekra e bardhë e Eric Elliott e ruajtur me kujdes është e jashtëzakonshme. Ai dhe zonja e tij, Moeisha Elliott, u bënë profesionistë këtë vit pasi morën për herë të parë rolet si vullnetarë në vitin 2007. Të dy janë tashmë në pension.
Ata kaluan javë në trajnimin zyrtar të Babadimrit. Ndër aftësitë që ata morën ishte gjuha amerikane e shenjave dhe mënyra të tjera për të akomoduar njerëzit me aftësi të kufizuara. Puna e tyre ka përfshirë udhëtime në zonat e fatkeqësive me organizatën jofitimprurëse Lone Star Santas me bazë në Texas për të dhënë pak gëzim.
Çifti Elliott, të cilët janë me ngjyrë, thonë se hyrja në nivelin më të lartë të Babadimrit si profesionistë dhe klauzola ngjyrash për herë të parë nuk ka qenë e lehtë. Për disa njerëz, Eriku u shpreh: “E kuptojmë që ne nuk jemi Babadimra për ju”.
Njerëzit në vështirësi financiare
Përvoja e Babadimrit në Mall of America në Bloomington, Minesota, po plotësohet me gjashtë Saint Nicks, duke përfshirë dy që janë me ngjyrë dhe Santa e parë aziatike. Ofrohen vizita në spanjisht dhe kantonisht.
Duke bërë punë më të vogla, përfshirë vizitat në shtëpi, çifti Elliott ka parë se si rritja e çmimeve ka goditur rëndë disa njerëz. Ata i kanë ulur normat e tyre në momentet kur ndjejnë se njerëzit po kanë vështirësi.
“Njerëzit kanë probleme edhe me ushqim, por ata nuk duan ta humbasin eksperiencën”, ka thënë Eric. Ndonjëherë, ai tha: “Do t'i takosh ata dhe do të thuash: ‘Vazhdo dhe qëndro i fortë’. E di që ke punuar shumë për këtë’”.
Për klientët e tjerë, çifti Elliott tarifon diku nga 150 deri në 300 dollarë në orë.
Charles Graves, babadimër i rrallë, profesionist i shurdhër në New Braunfels, Teksas, tha përmes një përkthyesi se ishte frymëzuar të rriste mjekrën e tij dhe të vishte kostumin pjesërisht nga takimet e sikletshme me dëgjimin e babadimrit si fëmijë.
“Si fëmijë, isha shumë e emocionuar për të marrë një dhuratë, por më pas ti thjesht largohesh dhe të dukët se nuk ka ndonjë lidhje aty. Fëmijët më shikojnë tani dhe habiten e dini, sikur ekziston një lidhje me kulturën e shurdhërve. Dhe unë gjithmonë mund të lidhem me fëmijët që dëgjojnë”, ka theksuar Graves, babadimër 52 vjeç.
Graves, i cili ka një punë ditore në një shkollë për fëmijët që nuk dëgjojnë, gjithashtu mori trajnim për të qenë Babadimër. Ai punon si i tillë me përkthyes. Hyrja ka qenë e vështirë dhe e kushtueshme, thotë ai, por “kjo është diçka vërtet, shumë e rëndësishme për mua”.
Përktheu: Blerta Haxhiu