Autoritetet në El Salvador të hënën kanë paralajmëruar banorët në afërsi të vullkanit Chaparrastique, se vullkani ka filluar të shpërthejë, raporton agjencia AP.
Ministria e Ambientit e El Salvadorit, ka raportuar për shpërthime në vullkan, që gjendet rreth 135 kilometra në lindje të kryeqendrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se intensiteti është në shkallën 1 nga 8 sa është maksimalja.
Autoritetet janë duke përgatitur 26 kampe për të akomoduar rreth 10 mijë banorë që gjenden në afërsi të vullkanit.
Zona e sigurisë është zgjeruar në 6 kilometra.
Vullkani është i lartë 2130 metra dhe është një nga gjashtë vullkanet më aktive në El Salvador. Shpërthimin e fundit të madh e kishte në janar të vitit 2016.