Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Terroristët rusë po përgatisin sulme të reja

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se terroristët rusë po përgatisin sulme të reja, derisa tha se kjo javë do të jetë “po aq e vështirë sa e kaluara”.

Siç raportoi BBC-ja të hënën, Zelensky u shpreh se për sa kohë që Rusia ka raketa, nuk do të ndalet që sulmuari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndihma jonë e ndërsjellë është një nga elementet e mbrojtjes kundër terrorit dhe forcës sonë. Forcat tona të mbrojtjes janë duke u përgatitur. I gjithë shteti po përgatitet. Ju lutem, mos i lini pa ndihmë ata që mund t'i ndihmoni. Dhe ju lutem kushtojini vëmendje sinjaleve paralajmëruese ajrore gjatë javës”, u shpreh ai.

Qyteti ukrainas, Khersoni, po vazhdon të bombardohet nga Rusia, pavarësisht se javë më parë është çliruar nga trupat ukrainase. Ndërsa, në Kiev është shënuar mungesë e madhe e furnizimit me energji elektrike, pasi sipas Ukrainës, rusët i kanë shkatërruar centralet që bëjnë shpërndarjen e energjisë.