Kushtet në Afganistanin e kontrolluar nga talebanët do të jenë më të këqija gjatë vitit të ardhshëm dhe shumë afganë do të luftojnë për mbijetesë, ka thënë një zyrtar i lartë i Kryqit të Kuq.
Që nga marrja e pushtetit nga talebanët në gusht të vitit 2021, ngjarje që e transformoi rrënjësisht Afganistanin, miliona njerëz kaluan në varfëri dhe uri, ndërsa ndihmat e huaja u ndalën shpejt.
"Vështirësia ekonomike atje është shumë serioze dhe njerëzit do të luftojnë për jetën e tyre", tha Martin Schuepp, drejtor i operacioneve në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ICRC, raporton “Euroneës”.
Sanksionet ndaj talebanëve, ndalimi i transfertave bankare dhe miliarda të ngrira në rezervat valutore të Afganistanit kanë kufizuar tashmë qasjen në institucionet globale dhe paratë e jashtme që mbështetën ekonominë e vendit përpara tërheqjes së forcave të SHBA-së dhe NATO-s.
po rriten për shkak të arsyeve të shumta, por edhe çështja e sanksioneve ka çuar në pasoja masive. Shohim gjithnjë e më shumë afganë të cilët duhet të shesin gjërat e tyre për të përballuar jetesën, ku duhet të blejnë materiale për ngrohje, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të përballen me kosto në rritje për ushqimin dhe sendet e tjera thelbësore”, ka thënë më tej Schuepp.