Për herë të parë, shtetet e botës janë dakorduar të ndihmojnë për të paguar dëmin që një botë e mbinxehur po u shkakton vendeve të varfra, raporton agjencia AP.
Bisedimet maratonike të mbajtura në Egjipt në kuadër të COP 27, përfunduan në orët e hershme të së dielës me një dakordim.
Nuk u adresua shkaku rrënjësor i fatkeqësisë.
Marrëveshja e arritur krijon një fond për humbjet apo dëmtimet nga ndryshimet klimatike.
Është fitore e madhe për vendet e varfra që kanë kërkuar prej kohës para – ndonjëherë të konsideruara si dëmshpërblim – sepse shpesh janë viktima të përmbytjeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, apo të thatësirave. Ato vende janë viktima, ndonëse kanë kontribuar pak në ngrohjen globale.
“Tri dekada të gjata dhe më në fund kemi dhënë drejtësinë klimatike”, ka thënë Seve Paeniu, ministri i Financave i Tuvalus.
Nga moti ekstrem shtetet e vogla ishullore rrezikojnë edhe ekzistencën.