Më shumë sulme janë raportuar në të gjithë Ukrainën, disa ditë pas një prej bombardimeve më intensive të luftës nga Rusia, shkruan BBC.
Një fabrikë prodhimi gazi në lindje dhe një fabrikë raketash në Dnipro ishin ndër objektivat e fundit në sulmet e së enjtes, thonë zyrtarët ukrainas.
Në disa pjesë të Ukrainës kanë rënë reshjet e para të borës, por shumë njerëz nuk mund të ngrohin shtëpitë e tyre pasi Rusia vazhdon të godasë rrjetin e tyre energjetik.
Moska ka kërkuar të justifikojë sulmet e saj të fundit duke akuzuar Kievin për "mosgatishmëri" për të negociuar.
Sulmet e fundit të Rusisë me rreze të gjatë pasojnë një seri pengesash në fushën e betejës gjatë luftës disamujore.