Botë

Reagojnë Estonia e Letonia pasi raketat ruse goditën Poloninë

 

Estonia e Letonia, dy shtete anëtare të NATO-s kanë reaguar pasi raketat ruse goditi një fshat në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

“Lajmi i fundit nga Polonia është shumë shqetësues. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë Poloninë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Estonisë.