Ukraina ka qenë nën sulme të jashtëzakonshme nga Rusia të martën. Presidenti Vlodymyr Zelensky deklaroi se 85 raketa janë gjuajtur në territorin ukrainas vetëm gjatë ditës së sotme.
Sulmi i Rusisë erdhi në kohën Zelensky në Samitin e G20-s prezantoi një plan për bisedime paqësore.
Netblocks, i cili gjurmon sigurinë kibernetike dhe lidhjen në të gjithë botën, thotë se Ukraina "aktualisht po përjeton një ndërprerje të madhe të internetit". Sipas saj, 1/3-ta e Ukrainës është pa internet shkaku i sulmeve nga Rusia.
Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në disa rajone të Ukrainës.