Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se gjatë së enjtes, 41 vendbanime janë çliruar në jug të Ukrainës, raportoi BBC-ja.
Ai nëpërmjet një fjalimi për popullin ukrainas tha se numri i flamujve ukrainas që janë kthyer “në vendin e duhur është rritur”.
“Sot kemi një lajm të mirë nga jugu. Numri i flamujve ukrainas që kthehen në vendin e duhur, si pjesë e operacionit të mbrojtjes në vazhdim është tashmë me dhjetëra. 41 vendbanime janë çliruar”, deklaroi presidenti ukrainas.
Lexo edhe: Pentagoni i ndau edhe 400 milionë dollarë për Ukrainën
Ai i falënderoi ushtarët që shërbyen në këto ofensiva kundër agresioni rus.
“Tani të gjithë jemi të lumtur të shohim se si ukrainasit që kanë mbetur në fshatrat dhe qytetet e pushtuara takohen me ushtarët tanë”, theksoi Zelensky.
Pasditen e së enjtes, komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny, tha se që nga 1 tetori, trupat ukrainase kanë avancuar deri në 36.5 kilometra në thellësinë e Khersonit.