Botë

Vritet një polic i Bullgarisë në zonën kufitare me Turqinë

Një oficer policie i Bullgarisë është qëlluar për vdekje në kufirin me Turqinë, njoftoi të martën ministri i Brendshëm bullgar.

Aksidenti ndodhi në orën 20:30 të hënën kur një person i paidentifikuar qëlloi mbi një polic kufitar dhe një ushtarak që po patrullonin një pjesë të kufirit pranë fshatit Golyam Dervent, tha ministri Ivan Demerdzhiev.

Punonjësi i policisë ka ndërruar jetë në vend ndërsa ushtaraku nuk ka pësuar lëndime. Patrulla shtesë kufitare u dërguan në vendngjarje, por vrasësi mbetet i lirë dhe besohet të jetë në territorin turk.

Ministri u tha gazetarëve në vendngjarje se kishte marrë garanci nga Turqia se sulmuesi do të kapet.

Bullgaria ka vendosur 350 trupa dhe 40 automjete të ushtrisë përgjatë kufirit jugor me Turqinë për të ndihmuar policinë kufitare të përballet me një fluks në rritje të emigrantëve.

Trupat do të kryejnë patrulla të përbashkëta përgjatë kufirit prej 259 kilometrash me Turqinë.

Vendi ballkanik shtrihet përgjatë rrugës kryesore për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afganistani për në Evropë.