Botë

Mbi 13 të plagosur nga sulmet ruse të së hënës në Ukrainë

Të paktën 13 persona janë plagosur nga sulmet raketore ruse gjatë së hënës në Ukrainë, raportoi BBC-ja.

Shefi i Policisë, Ihor Klymenko, ka njoftuar se sulmet dëmtuan 18 objekte në 10 rajone, shumica prej tyre objekte energjetike.

Sulmet e së hënës po konsiderohen si tentim i Moskës për të demoralizuar sa më shumë ukrainasit, në mënyrë që ata t’u luten udhëheqësve të tyre për negocim për arritje të paqes.

Sipas BBC-së, Kremlini po shpreson që me zvarritjen e luftës, mbështetja perëndimore për Ukrainën do të fillojë të dobësohet.