Instituti Amerikan për Studimin e Luftës njoftoi se trupat ukrainase po e vazhdojnë suksesshëm ofensivën ndaj forcave ruse.
Në raportin e publikuar të martën, Instituti tha se derisa Ukraina po i çliron me radhë zonat e veta, Rusia në anën tjetër i ka ngadalësuar përparimet. Luftimet po zhvillohen në Luhansk, Donetsk dhe në Kharkiv.
Sipas institutit, ngadalësimi i Rusisë është pasojë e zvogëlimit të rezervave të raketave dhe dronëve.
“Financieri i grupit ‘Wagner’, Yevgeniy Progozhin vazhdon të grumbullojë pushtet dhe po ngre struktura ushtarake paralele në Forcat e Armatosura Ruse, që mund të përbëjë një kërcënim për Putinin”, thuhet në raportin e përditshëm të Institutit.
Në hartën e publikuar në bazë të zhvillimeve në terren, Rusia të vetmen zonë që po e mbron është Khersoni, derisa nga pjesa e sipërme është tërhequr plotësisht.
-
Instituti amerikan: Ukraina po i zmbraps njësitet më të mira ruse
-
Rusia po avancon më shpejt në Ukrainë tani sesa në fillim të luftës
-
Ukraina po vazhdon të marrë nën kontroll territor rus, thotë Zelensky
-
Ukraina synon të mbajë territorin rus, thotë zyrtari i inteligjencës amerikane
-
Instituti Amerikan: Rusia po përgatitet për një ofensivë të gjerë