Instituti Amerikan për Studimin e Luftës njoftoi se trupat ukrainase po e vazhdojnë suksesshëm ofensivën ndaj forcave ruse.
Në raportin e publikuar të martën, Instituti tha se derisa Ukraina po i çliron me radhë zonat e veta, Rusia në anën tjetër i ka ngadalësuar përparimet. Luftimet po zhvillohen në Luhansk, Donetsk dhe në Kharkiv.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas institutit, ngadalësimi i Rusisë është pasojë e zvogëlimit të rezervave të raketave dhe dronëve.
“Financieri i grupit ‘Wagner’, Yevgeniy Progozhin vazhdon të grumbullojë pushtet dhe po ngre struktura ushtarake paralele në Forcat e Armatosura Ruse, që mund të përbëjë një kërcënim për Putinin”, thuhet në raportin e përditshëm të Institutit.
Në hartën e publikuar në bazë të zhvillimeve në terren, Rusia të vetmen zonë që po e mbron është Khersoni, derisa nga pjesa e sipërme është tërhequr plotësisht.