Botë

Moska shpall “të mbyllur” procesin e mobilizimit

Foto: AP
 

Zyrat e rekrutimit në Moskë, janë mbyllur të hënën, pasi pretendohet se është përmbushur numri i kërkuar i ushtarëve për dërgim në Ukrainë, njoftoi të hënën “The Moscow Times”, që citoi Sergei Sobyanin, kryebashkiakun e kryeqendrës ruse.

Sipas tij, detyra e mobilizimit të pjesshëm, e shpallur pak javë më parë, ka përfunduar plotësisht në qytetin të cilin e udhëheq.