Botë

Izolimi gjatë pandemisë uli shkallën e lindjeve në Evropë, sipas studimit

Evropa pa një rënie prej 14% të nivelit të lindjeve në janar 2021 krahasuar me vitet e mëparshme - një rënie ndoshta e shkaktuar nga vala e parë e pandemisë COVID-19, sugjeron një hulumtim.

Janari 2021 ishte muaji i dhjetë prej kur ishin vendosur kufizimet e lidhura me COVID-in, raportoi BBC.

Izolimet më të gjata çuan në më pak shtatzëni, sugjeron hulumtimi.

Rënia ishte më e zakonshme në vendet ku sistemet shëndetësore kishin probleme.

Lituania dhe Rumania panë rëniet më të mëdha - përkatësisht 28% dhe 23% - ndërsa Suedia, e cila nuk kishte izolim, kishte norma normale të lindjeve, sipas gjetjeve të botuara në revistën Human Reproduction.

Studiuesit thonë se gjetjet mund të çojnë në "pasoja afatgjata mbi demografinë, veçanërisht në Evropën Perëndimore, ku ka popullsi të plakur".

“Sa më të gjata izolimet, aq më pak shtatzëni ndodhën në këtë periudhë, edhe në vendet që nuk janë prekur rëndë nga pandemia”, tha Leo Pomar, autore e studimit.

“Ne mendojmë se frika e çifteve për një krizë shëndetësore dhe sociale në kohën e valës së parë të COVID-19 kontribuoi në uljen e lindjeve”.