Botë

Rusja që la mesazh te varri i prindërve të Putinit rrezikon 5 vjet burgim

Rusja Irina Cinbaneva, 60-vjeçare, rrezikon të dënohet me pesë vjet burgim, pasi la një shënim te varri i prindërve të presidentit rus, Vladimir Putin, njoftoi “The Moscow Times” të mërkurën.

Cinbaneva u arrestua të hënën në shtëpinë e saj në Shën Petersburg dhe u akuzua për "përdhosje të trupave të të vdekurve dhe vendeve të tyre të varrimit".

Përmbajtja e saktë e mesazhit të lënë në varrin e Maria Putinas dhe Vladimir Putin Sr., nuk dihet, por mesazhi dyshohet se është lënë në varrin e tyre të përbashkët një ditë para ditëlindjes së 70-të të Putinit.

Putini mbushi 70 vjet të premten që shkoi.

“Ajo ka lënë një mesazh me një mbishkrim fyes drejtuar presidentit të Federatës Ruse, duke përdhosur kështu vendin e varrimit”, thuhet në deklaratën e shërbimit gjyqësor të Shën Petersburgut.

Cinbaneva do të mbahet nga policia deri të premten dhe tashmë mund të përballet me deri me pesë vjet burgim nëse shpallet fajtore. /index