Një helikopter ushtarak rus u shkatërrua nga trupat ukrainase në fundmi, njoftoi blogu ukrainas "UkrArmy" në Twitter të hënën.
Në pamjet e publikuara, shihet helikopteri i ushtrisë ukrainase Mi-24, kur goditi helikopterin e Rusisë. Nuk u bë e ditur se në cilin lokacion është filmuar momenti.
“Mi-24 ‘u zbraz” mbi pushtuesit”, shkroi blogu në Twitter.
Luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë vazhduar edhe gjatë së martës. Nga ora 3:00 e mëngjesit deri në 5:30, u regjistruan shpërthime të shumta.
Në jug të Ukrainës, pesë dronë kamizakë të tipit Shahed-136, u shkatërruan mbi rajonin e Mykolaivit.