Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Patriarku Kirill fton rusët të luten për dy ditë për shëndetin e Putinit

Patriarku Kirill u bëri thirrje të enjten besimtarëve që të "luten për shëndetin" e presidentit rus Vladimir Putin për dy ditë rresht për nder të ditëlindjes së tij të 70-të.

Kirill e konsideron të nevojshme që të gjithë besimtarët "të luten në shtëpi për shëndetin e kreut të shtetit rus".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Putin të premten mbush 70 vjet.

Edhe pse kjo deklaratë do të konsiderohej dramatike në shumicën e rasteve, duket se në Rusi funksionon pak më ndryshe dhe se lutja është thjesht një dhuratë për ditëlindje për presidentin rus.

Patriarku Kirill, pasi për një kohë refuzoi të dënojë agresionin rusë në Ukrainë, së fundi “hapi” letrat dhe tha se ata që vdesin në luftën ndaj Ukrainës “do t’u shlyhen mëkatet”. /Danas