Sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë po funksionojnë mirë, ka thënë komisionerja evropiane për stabilitetin financiar, Mairead McGuinness, duke i hedhur poshtë si propagandë ruse kritikat se masat e BE-së janë joefektive dhe kanë pasoja të lehta, shkruan Reuters.
Kryeministri hungarez Viktor Orban kritikoi sanksionet e BE-së më 26 shtator, duke thënë se ato dëmtuan ata që i vendosën ato. Disa politikanë nga partitë e krahut të djathtë në Francë apo Itali u shprehen ngjashëm.
McGuinness, megjithatë, i hodhi poshtë pikëpamjet e tilla, duke pretenduar se ato janë të ndikuar nga propaganda ruse e përgatitur mirë.
“Asnjë vend nuk mund të mbijetojë ekonomikisht, apo nga pikëpamja e zhvillimit, nëse është i shkëputur nga sistemi financiar global, nëse rezervat e tij valutore janë ngrirë, nëse nuk merr teknologji, nëse nuk mund të importojë gjithçka që i nevojitet për industrinë e prodhimit dhe makineritë luftarake”, ka thënë ajo.
"Rusia po humbet gjithashtu fuqinë e saj intelektuale me largimin e mijëra njerëzve. Pra, pasojat janë të rënda, por ne jemi të vetëdijshëm se Rusia është shumë e mirë në propagandë, jo brenda, por jashtë, po”, ka thënë ajo në një konferencë për shtyp.
-
BE-ja dështon të miratojë sanksionet e reja kundër Rusisë
-
Kremlini i quan të paligjshme sanksionet e fundit të BE-së ndaj Rusisë
-
BE-ja dështon të miratojë pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë
-
Orban kërkon që Ukraina ta rilejojë transitin e gazit rus për në shtetet e BE-së
-
Orban: BE-ja të rishqyrtojë sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që të ulen çmimet e energjisë