Sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë po funksionojnë mirë, ka thënë komisionerja evropiane për stabilitetin financiar, Mairead McGuinness, duke i hedhur poshtë si propagandë ruse kritikat se masat e BE-së janë joefektive dhe kanë pasoja të lehta, shkruan Reuters.
Kryeministri hungarez Viktor Orban kritikoi sanksionet e BE-së më 26 shtator, duke thënë se ato dëmtuan ata që i vendosën ato. Disa politikanë nga partitë e krahut të djathtë në Francë apo Itali u shprehen ngjashëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMcGuinness, megjithatë, i hodhi poshtë pikëpamjet e tilla, duke pretenduar se ato janë të ndikuar nga propaganda ruse e përgatitur mirë.
“Asnjë vend nuk mund të mbijetojë ekonomikisht, apo nga pikëpamja e zhvillimit, nëse është i shkëputur nga sistemi financiar global, nëse rezervat e tij valutore janë ngrirë, nëse nuk merr teknologji, nëse nuk mund të importojë gjithçka që i nevojitet për industrinë e prodhimit dhe makineritë luftarake”, ka thënë ajo.
"Rusia po humbet gjithashtu fuqinë e saj intelektuale me largimin e mijëra njerëzve. Pra, pasojat janë të rënda, por ne jemi të vetëdijshëm se Rusia është shumë e mirë në propagandë, jo brenda, por jashtë, po”, ka thënë ajo në një konferencë për shtyp.