Vendi i parë në botë që njohu referendumet ruse mbi territorin ukrainas është Koreja e Veriut, raportoi BBC-ja të martën.
Zyrtarët verikoreanë deklaruan se referendumet janë mbajtur “në përputhje të plotë me Kartën e OKB-së”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vendi mbështet qëndrimin e Qeverisë ruse në lidhje me pranimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhizhia në përbërjen e saj”, u tha nga Koreja e Veriut. Pro referendumit është shprehur Bjellorusia, shtet mik i Rusisë, por që ende s’i ka njohur lëvizjet ruse mbi tokat ukrainase.
Shtetet perëndimore janë shprehur kundër njohjes së referendumeve ruse mbi Ukrainë, me arsyetimin se janë jolegjitime dhe se nuk kanë respektuar Kartën e OKB-së.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se Amerika e njeh vetëm territorin aktual të Ukrainës, dhe “kurrë atë të referendumeve”.
Të martën, Këshilli i Federatës ruse njohu unanimisht referendumet, pasi u votua në Dumën Shtetërore. Tash pritet dekreti i presidentit Vladimir Putin.