Botë

BE-ja thërret ambasadorët rusë pas aneksimit të territoreve të Ukrainës

 

Bashkimi Evropian ka thirrur në një “mënyrë të koordinuar” ambasadorët rusë në vendet anëtare të BE-së pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, javën e kaluar për të aneksuar rajonet e Ukrainës, tha një zëdhënës i BE-së për CNN-in të hënën.

“Në përgjigje ndaj hapave të fundit të Rusisë që përshkallëzon edhe më shumë agresionin e saj kundër Ukrainës me referendume të rreme dhe aneksimin e paligjshëm të territoreve të Ukrainës, BE-ja thirri në mënyrë të koordinuar ambasadorët rusë në vendet anëtare të BE-së dhe në institucionet e BE-së”, tha për CNN zëdhënësi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Peter Stano.