Botë

Një zë properëndimor brenda Qeverisë proruse të Serbisë

Foto: AP
 

Zorana Mihajloviq nga shumëkush në Serbinë e orientuar nga Lindja mund të konsiderohet tradhtare dhe ka shumë fushata të tilla që janë bërë për të, e për Perëndimin, ku të paktën zyrtarisht e ka synim Serbia të shkojë, mund të shihet zë i arsyes.

Mihajloviq, zëvendëskryeministre dhe ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Serbisë, ka kohë që ka dal hapur kundër Qeverisë së vendit të saj, duke kërkuar sanksione ndaj Rusisë.