Botë

Beqiroviq dhe Cvijanoviq në rrugë për të fituar ulëse në presidencën e Bosnjës

Foto: AP
 

Pas shumicës së votave të numëruara - 84. 75 për qind - Denis Beqiroviq, kandidati boshnjak i opozitës së bashkuar, “Të bashkuar për Bosnjë-Hercegovinën e lirë”, dhe Zhelka Cvijanoviq , janë në rrugë për të fituar ulëse në presidencën trepalëshe të Bosnjës.

Sipas rezultateve të fundit, Zhelko Komshiq është përpara Borjana Krishtos në garën për ulësen kroate në presidencë.