Rreth 20 persona janë vrarë kur një autokolonë civile u granatua nga trupat ruse në rajonin verilindor të Kharkivit në Ukrainë, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë lokal.
Oleh Synehubov ka thënë se sulmi ndodhi në qytetin Kupiansk, afër kufirit rus. Ai nuk ka specifikuar se kur ka ndodhur saktësisht, raportoi BBC-ja të shtunën.
"Okupatorët sulmuan civilët që u përpoqën të shpëtonin nga granatimet. Kjo është mizori që nuk ka asnjë justifikim", ka shkruar Synehubov në një postim në rrjetet sociale.
Të premten, 30 njerëz vdiqën kur raketat ruse goditën një autokolonë civile në rajonin jugor të Zaporizhzhia, thanë zyrtarët lokalë.
Rusia fajësoi Ukrainën për atë sulm.