Botë

Nuk ndalen thirrjet kundër regjimit në Iran

Descriptive Text

Irani ka vazhduar të përballet me protestat masive për vdekjen e 22-vjeçares në qendrën e mbajtjes.

Mahsa Amini ishte arrestuar më 13 shtator nën akuzat se nuk e kishte mbajtur siç duhet shaminë e saj. Ajo ishte arrestuar për shkak të shkeljes së ligjit të ashpër që kërkon nga gratë të mbajnë hixhab në publik. Ajo ka vdekur tri ditë më vonë.

Autoritetet kanë thënë se ka vdekur nga sulmi në zemër, por familja e ka kundërshtuar këtë, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe publike.

Në këto protesta, gratë kanë hequr shamitë dhe i kanë djegur. Sipas raportimeve, së paku 35 persona kanë vdekur në këto protesta.

Protestuesit kanë bërë thirrje kundër Qeverisë islamike dhe kanë vendosur barrikada nëpër rrugët e qyteteve iraniane.

Regjimi është kundërpërgjigjur me njësitet speciale që kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Qeveria iraniane ka insistuar se policia e moralit nuk e ka keqtrajtuar 22-vjeçaren pas arrestimit të saj.