Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadirov, njoftoi se një protestë kundër luftës ruse në Ukrainë, u mbajt të enjten në kryeqytetin çeçen, Grozni.
Mediat opozitare raportuan se gratë protestuese u arrestuan pas protestës, e burrat u detyruan që të shënoheshin në regjistrin për t'u dërguar në luftë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Oc-Media” shkroi të enjten se protesta u iniciua nga gratë që i kishin dërguar djemtë në luftë, derisa Kadyrov theksoi se ata që protestojnë kundër mobilizimit të ri rus, do të konsiderohen “armiq të popullit”.
Lideri çeçen, Kadirov, tha se disa protestues janë paguar nga organizata evropiane, derisa publikoi një video-mesazh në rrjetin social Telegram, duke bërë thirrje për bashkëngjitje në luftë krah trupave ruse.