Botë

Një grua në Liban mbajti peng stafin e bankës derisa tërhoqi kursimet

 

Një grua mbajti peng stafin në një bankë në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, nën kërcënimin e armës, duke kërkuar që ta linin të tërhiqte kursimet e ngrira për të paguar faturat mjekësore të motrës së saj.

Ajo u largua nga banka pasi thuhet se i mori 13.000 dollarë. Nuk dihet nëse ajo është arrestuar, shkruan BBC-ja të mërkurën.