Botë

SHBA-ja thotë se sulmet ajrore në Siri ishin mesazh për Iranin

Sulmet ajrore ushtarake të SHBA-së në Sirinë lindore ishin një mesazh për Iranin dhe grupet e mbështetura nga Teherani që synuan trupat amerikane këtë muaj dhe disa herë të tjera gjatë vitit të kaluar, tha Pentagoni të mërkurën, raportoi AP-ja.

Colin Kahl, nënsekretari i Mbrojtjes, u tha gazetarëve se sulmet ajrore të SHBA-së gjatë natës mbi objektet e përdorura nga grupi i mbështetur nga Garda Revolucionare paraushtarake e Iranit treguan se "Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të mbrojnë veten kundër agresionit të mbështetur nga Irani”.

Ai tha se vendimi i SHBA-së për të nisur sulmet bazohej në natyrën e sulmeve të militantëve më 15 gusht ku trupat amerikane ishin të vendosura.

Në Iran, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani, e dënoi sulmin amerikan. Ai mohoi se Irani ka lidhje me personat cak të SHBA-së.

Irani vazhdimisht mohon se armatos grupet militante që vënë në cak forcat amerikane në rajon.