Inflacioni është në nivelin më të lartë në disa dekada të fundit, për shkak të invadimit të Rusisë në Ukrainë duke e ngritur koston e energjisë dhe ushqimit anembanë botës
Në shumë vende anembanë botës inflacioni ka arritur nivelet më të larta në disa dekada, pasi që invadimi i Rusisë në Ukrainë i ka çuar çmimet e energjisë dhe ushqimit në qiell.
Bankat Qendrore po reagojnë duke rritur normat e interesit, duke rritur koston e huamarrjes dhe ngulfatur të hyrat e përditshme.
Inflacioni i lartë tani parashikohet që të shtrihet edhe më 2023, ku pritet rritje e normave të interesit që do t’i bëjë tregjet të jenë më optimiste që presioni për çmimet të mund të frenohen në periudhën afatmesme.
Por, normat e larta te interesit rrisin gjasat për recesion, ndërsa ekonomistët druajnë për një kthim të stagflacionit (presione të vazhdueshme të çmimeve dhe rritje e dobët) të viteve 1970.
Burimet:
Global inflation tracker: see how your country compares on rising prices (Financial Times)
Overview of current CPI inflation by country (inflation.eu)