Botë

Superjahti i sekuestruar rus 75 milionë dollarësh do të vihet në ankand

Foto: SuperYacht Times
 

Një superjaht rus me vlerë 75 milionë dollarë do të hidhet në ankand pasi pronari i tij u sanksionua.

Superjahti “Axioma” u sekuestrua në Gjibraltar në mars, pasi banka amerikane JP Morgan pretendoi se pronari Dmitrievich Pumpyansky nuk pagoi një hua prej 20 milion dollarësh, raportoi BBC-ja të shtunën.