Mbështetja për amvisëritë evropiane që janë goditur rëndë nga rritja e çmimeve të energjisë ndryshon dukshëm, ku qeveritë janë fokusuar kryesisht në parandalimin e kompanive të energjisë që ta kalojnë rritjen e çmimeve tek konsumatorët
Çmimet e frikshme të energjisë kanë detyruar qeveritë që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur konsumatorët nga rritjet më të këqija në faturat e tyre, ku disa nga vendet më të varfra në Evropë kanë shpenzuar një pjesë goxha të madhe të GDP-së në mbështetjen për çmimet e energjisë.
Megjithatë, pjesa më e madhe është shpenzuar në parandalimin e ngritjes së çmimit dhe kalimin e kostos nga kompanitë energjetike tek klientët, që sipas FMN-së “nuk nxit kursimin e energjisë”, e që është kritike në uljen e varësisë nga karburantet dhe lëndët djegëse të importuara, posaçërisht gazit dhe naftës ruse.
Burimet:
National policies to shield consumers from rising energy prices (Breugel)
European nations take differing approaches to shield citizens from surge in energy bills (FT)
In the Energy Markets, Putin Is Winning the War (Bloomberg)