Botë

Prekja e qenit me linë e majmunit nxit thirrjet për izolim

Një qen është infektuar me linë e majmunit, të cilën e ka marrë nga pronari i tij, ka bërë të ditur të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ky është rasti i parë i lisë së majmunit te kafshët, derisa liderët botërorë thonë se është i rëndësishëm izolimi nga kafshët shtëpiake kur infektohen, raportoi BBC-ja.

OBSH-ja paralajmëroi gjithashtu nevojën për të hequr qafe mbeturinat me kujdes, për të zvogëluar rrezikun e infektimit të kafshëve të tjera.

Nuk ka asnjë provë që qentë mund ta transmetojnë sëmundjen te qentë ose njerëzit e tjerë, tha një ekspert.

Lija e majmunit përhapet përmes kontaktit të ngushtë lëkurë me lëkurë dhe gjithashtu kur dikush prek pëlhura - të tilla si veshjet, shtratin ose peshqirët, të cilat janë përdorur nga dikush me virus.

Rreth 35.000 raste janë konfirmuar deri tani në të gjithë botën, shumica në Evropë dhe Amerikën Veriore e Jugore. Janë shënuar 12 vdekje të lidhura me virusin.

Lija e majmunit u shpall emergjencë globale e shëndetit publik nga OBSH-ja në korrik.

Pas një rritjeje të madhe të rasteve të lisë së majmunit në Britaninë e Madhe që nga maji, rastet kanë filluar të zvogëlohen, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.