Botë

Zelensky e akuzon Rusinë për shantazh nuklear

Volodymyr Zelensky - Ukraina

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Rusinë për shantazh nuklear.

Zelensky në video-adresimin e tij të hënën, ka bërë thirrje për sanksione të reja ndaj Rusisë, raporton agjencia AP.

“Rusia nuk po i ndal veprimet e shantazhit në dhe rreth centralit nuklear energjetik në Zaporizhzhia. Granatimet provokative të territorit rreth centralit vazhdojnë. Nën mbrojtjen e centralit, okupuesit po bombardojnë qytetet fqinje dhe komunitetet. Rusët po fshehin armatiket dhe pajisjet në central. De fakto centrali është minuar”, ka thënë Zelensky.

Zelensky ka shtuar se çdo incident në central do të ishte goditje për shtetet e BE-së e rrezatimi mund të arrinte edhe në shtetet si Turqi e Gjeorgji apo rajonet më të largta.

Ai ka thënë se duhet vazhduar me sanksione ndaj Rusisë.

“Duhet të vendosim sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë, kundër Rosatomit, dhe kundër industrisë nukleare të këtij shteti terrorist. Gjithë forcat ruse duhet të tërhiqen menjëherë nga stacioni dhe nga zonat fqinje dhe atë pa kushte”, ka thënë Zelensky.