Botë

Gratë e fëmijët po e vuajnë më së shumti sundimin taleban

Televizioni britanik, Sky News, ka vizituar spitalin “Indira Gandi” dhe ka parë se si nga dy foshnja po shtrohen në një shtrat. Madje ka raste kur shtrihen edhe tre syresh
 

Kthimi i talebanëve në krye të Afganistanit, fëmijët po përballen me mungesë të ushqimit e të barnave të domosdoshme. Gjendja në spitalin e fëmijëve në Kabul pasqyron gjendjen në të cilën është katandisur vendi pas kthimit të pushtetit të tyre brutal

Ky është njëri prej spitaleve më të mira të fëmijëve në Afganistan. Megjithëse janë bërë sot fiks një vit prejse talebanët morën pushtetin në Kabul, spitali vazhdon të përballet me mungesë të stafit dhe të ilaçeve të domosdoshme.

Televizioni britanik, Sky News, ka vizituar spitalin “Indira Gandi” dhe ka parë se si nga dy foshnja po shtrohen në një shtrat. Madje ka raste kur shtrihen edhe tre syresh. Janë 500 pacientë të një qendre spitalore që ka kapacitet vetëm për 300 sosh. Pasi talebanët morën kontrollin e kryeqytetit pa luftuar fare më 15 gusht të vitit të kaluar, ndihma e huaj u reduktua në mënyrë dramatike.