Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Politikani i Panamasë poston thirrje për ndihmë pasi përplaset me helikopter në xhungël

Politikani i Panamasë poston thirrje për ndihmë pasi përplaset me helikopter në xhungël

Një kandidat presidencial në Panama ka postuar një lutje dramatike për ndihmë në rrjetet sociale pasi helikopteri i tij u rrëzua në xhunglën e vendit.

Dimitri Flores, një kandidat i pavarur që kërkon të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024, postoi videon nga vendi i ngjarjes pasi avioni i tij u rrëzua në një zonë malore në perëndim të Panamasë, raportoi BBC.

Thuhet se helikopteri bartte gjashtë persona, përfshirë Floresin.

Kandidati presidencial tha se disa u lënduan në aksident.

“Helikopteri u rrëzua”, shtoi politikani mes rënkimit. “Duhet të falënderojmë Zotin që jemi gjallë”.

Edhe Rrëzohet helikopteri në SHBA, gjashtë turistë të lënduar rëndë Botë Rrëzohet helikopteri në SHBA, gjashtë turistë të lënduar rëndë

Teksa lëvizte rreth vendit të rrëzimit, mbetjet e helikopterit të tij portokalli mund të shiheshin nëpër degë të dendura në sfond.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Panamasë shkroi në Twitter se avioni tashmë ishte lokalizuar dhe tha se një operacion shpëtimi ishte duke u zhvilluar.