Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka njoftuar të mërkurën se do të kandidojë për një vend në Senat në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, duke iu rikthyer kështu sërish politikës pas një mungese nëntëvjeçare, shkroi të mërkurën Reuters.
Miliarderi 85-vjeçar, i cili nisi një fushatë reklamimi të markave tregtare përpara shpalljes, ka udhëhequr katër qeveri që nga hyrja në politikë në vitin 1994, por u ndalua përkohësisht nga detyra pas një dënimi për mashtrim tatimor në vitin 2013.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerlusconi i tha radios shtetërore se po kërkohet nga njerëzit brenda dhe jashtë partisë së tij “Forza Italia” për të kandiduar në zgjedhjet e 25 shtatorit.
"Mendoj se në fund do të jem kandidat për Senat, kështu të gjithë do të jenë të lumtur”, ka thënë ai.
Problemet ligjore të Berlusconit ende nuk kanë përfunduar. Ai aktualisht është në gjyq për akuzat e ryshfeteve të dëshmitarëve në një rast të mëparshëm, në të cilin u lirua në vitin 2014 nga akuza se kishte paguar për seks me një prostitutë të mitur.