Botë

SHBA-ja premton trajnime ushtarake për shtetet baltike

Foto: Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin
 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kryejnë më shumë stërvitje ushtarake me shtetet baltike si Letonia dhe do të kërkojë të ofrojë trajnime të shtuara, ka thënë të mërkurën, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, duke shtuar se SHBA-ja mund të dërgojë trupa shtesë nga Amerika nëse është e nevojshme për të mbrojtur rajonin kundër kërcënimeve të mundhsme ruse, shkroi të mërkurën AP.

Në një konferencë për shtyp me ministrin letonez të Mbrojtjes, Artis Pabriks, Austini tha se planet për rotacione të vazhdueshme të forcave në Baltik mund të vendosin trupa nga brigadat amerikane në Rumani dhe pjesë të tjera të Evropës, por "ne mund të vendosim edhe forca nga Shtetet e Bashkuara".