Ushtrisë së Rusisë mund t’i pamundësohet të operojë me armë të teknologjisë së avancuar dhe me sisteme komunikimi që po i përdorë në Ukrainë, nëse Perëndimi shtrëngon kontrollin e eksportit të armëve, thuhet në një raport, bën të ditur BBC.
Gjatë gjithë sistemet moderne ushtarake të Rusisë varen nga mikroelektronika e bërë në Perëndim, thotë Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (Rusi).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMoska ka gjetur mënyra për të evituar sanksionet dhe kontrollin e armëve. Nëse mbyllen këto vrima, atëherë Ushtria e Rusisë do të degradohet në mënyrë permanente.
Hulumtuesit e Rusi, një think-tank në Britani të Madhe, kanë shpenzuar muaj në Ukrainë, duke ekzaminuar sistemet më moderne ushtarake të Rusisë, të cilat janë kapur, rrëzuar apo braktisur nga trupat ruse.
Kanë zbuluar se së paku 450 prej këtyre llojeve kanë komponentë që prodhohen në SHBA apo në shtetet tjera Perëndimore.
Produktet nga markat, si Sony dhe Texas Instruments, po kthehen në fushëbetejë në sistem të armëve ruse. Nuk ka ndonjë sugjerim se firmat kanë elektronikë në Rusi.