Botë

Shkon në 47 numri i të vdekurve nga bombardimi në Chasiv Yar në Ukrainë

Numri i të vdekurve është rritur në 47 pas një sulmi me raketa ruse në një ndërtesë banimi në Chasiv Yar gjatë fundjavës, tha të mërkurën Pavlo Kyrylenko, zëvendësshef i Zyrës së Presidentit të Ukraininës.

Operacioni i shpëtimit në qytetin lindor është duke vazhduar, tha ai, shkruan CNN.

Ndërtesa u godit të shtunën në mbrëmje, ndërsa Rusia edhe njëherë shtoi sulmet e saj në qytete dhe qyteza të Ukrainës lindore në përpjekje për të marrë kontrollin mbi gjithë zonën e Donbasit.