Botë

Importi i naftës në Gjermani u rrit me 14.6%

Descriptive Text

Vëllimi i importit të naftës së papërpunuar në Gjermani është rritur për 14.6 për qind në katër muajt e parë të vitit 2022, derisa faturat janë dyfishuar për shkak të rritjes së çmimeve, raportoi Reuters të mërkurën.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Zyra e tregtisë së jashtme BAFA më 6 korrik, Rusia mbetet furnizuesi kryesor, me rreth 35 për qind të importit të naftës në këtë periudhë.

Ajo u pasua nga Deti i Veriut Britanik dhe Norvegjez me 21.5 për qind, ndërsa importet nga anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) kontribuuan me 17.7 për qind.

Pjesa tjetër u nda mes burimeve të tjera, duke përfshirë Kazakistanin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjermania shpenzoi 18.5 miliardë euro për importet e papërpunuara në katër muaj, 99 për qind më shumë se një vit më parë.