Rusia po planifikon të nisë ndërtimin e lidhjes hekurudhore midis rajonit të saj jugor Rostov dhe rajoneve Donetsk dhe Luhansk, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS të martën.
Raportet vijnë pasi forcat ruse vendosën objektivat e tyre të radhës në provincën lindore të Ukrainës, Dontesk dhe pasi presidenti Vladimir Putin shpalli fitoren në Luhansk.
Dontesku e Luhansku përbëjnë rajonin separatist Donbas.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha të hënën se pavarësisht tërheqjes së Ukrainës të dielën nga qyteti Lysychansk, trupat e saj vazhduan të luftojnë, shkruan Sky Neës të martën.
“Forcat e armatosura të Ukrainës përgjigjen, zmbrapsin dhe shkatërrojnë potencialin sulmues të pushtuesve ditë pas dite”, tha Zelensky.
-
Rusia, me marrëveshjen me separatistët, synon ndërtimin e infrastrukturës ushtarake në Ukrainë
-
Putin: Ukraina tani kontrollon vetëm 15% të Donetskut
-
Zelensky: SHBA-ja do që Ukraina të tërhiqet nga Donbasi e të formohet “zonë e lirë ekonomike”
-
Putini zotohet ta marrë Donbasin me çdo mjet
-
Pse Donbasi po bëhet një pikë ndasie në bisedimet për Ukrainën?