Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia, me marrëveshjen me separatistët, synon ndërtimin e infrastrukturës ushtarake në Ukrainë

Rusia ka publikuar marrëveshjen që ka arritur me rajonet separatiste në Ukrainë, atë të Donetzkut dhe Luhanskut.

Në këtë traktat thuhet se do t’i dalin në mbrojtje njëra-tjetrës në rast të një sulmi dhe autorizohet Rusia të ndërtojë infrastrukturë ushtarake në territorin separatist , më saktësisht brenda territorit të Ukrainës.

Po ashtu, siç njofton “ABC News” me këtë marrëveshje Rusia dhe forcat separatiste do të ruajnë së bashku kufijtë.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane ndërkohë thotë se Rusia po vazhdon përgatitjet për pushtimin e Ukrainës. Ai ka thënë se pushtimi mund të ndodhë brenda orëve në vijim apo ditëve në vijim.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njohur me dekret zyrtarisht pavarësinë e rajoneve separatiste, atij të Donetzkut dhe Luhanskut, ndërsa me dekret ka thënë se do të dërgohen trupa paqeruajtëse në këto rajone.

Ndërkohë krerët e forcave të mëdha perëndimore kanë dënuar veprimin e Putinit, ndërsa kanë paralajmëruar sanksione.

Edhe Putini zotohet ta marrë Donbasin me çdo mjet Botë Putini zotohet ta marrë Donbasin me çdo mjet

SHBA-ja ndërkohë raportohet se i ka bërë thirrje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt, që të largohet në Lviv për shkaqe sigurie.

Shkaku i ngjarjeve të fundit nuk pritet të ketë takim mes presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.