Gjenerali amerikan Mark Milley tha se Shtetet e Bashkuara po monitorojnë nga afër situatën në Paqësor, veçanërisht në kontekstin e një sulmi të mundshëm kinez në Tajvan.
Në një intervistë për BBC, Milley tha se Kina po zhvillon qartë aftësitë e saj që do të shërbenin për të organizuar një sulm ndaj Tajvanit në një kohë të caktuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Për sa i përket aftësive të goditjes, unë mendoj se Kina po i zhvillon ato. Presidenti Xi Jinping ka folur në konferenca për Ushtrinë Çlirimtare Popullore Kineze se po zhvillon aftësitë e goditjes në një moment. Nëse ata e bëjnë këtë apo jo është një zgjedhje politike që do të bazohet në mënyrën se si kinezët shohin përfitimet e një akti të tillë në ato kohë", tha Milley.
Megjithatë, përkundër aktiviteteve dhe provokimeve të shumta kineze, gjenerali amerikan është i mendimit se sulmi nuk do të kryhet në të ardhmen e afërt.
“Në këtë pikë nuk ka indikacione apo paralajmërime për ndonjë gjë të afërt, por përsëri, ne po e monitorojmë situatën me shumë, shumë kujdes”, tha gjenerali amerikan.
Po ashtu, shumë analistë besojnë se mundësitë për një sulm në këtë kohë janë të vogla.
"Pekini pranon se një veprim i tillë do të ishte shumë i kushtueshëm dhe katastrofik, jo vetëm për Kinën, por për të gjithë botën. Qëndrimi i qëndrueshëm i Kinës do të ishte të kërkonte një bashkim paqësor me Tajvanin dhe do të vepronte vetëm nëse përballej me provokim", shkruan BBC-ja.
I vetmi shkas për luftë ndoshta do të ishte një lëvizje në të cilën Tajvani do të shpallte zyrtarisht pavarësinë nga Kina.
“Kjo është diçka që presidenti i Tajvanit Tsai Ing-wen e shmang, por insiston të flasë për Tajvanin si një shtet sovran”, thuhet në analizën e mediumit britanik.
Situata pothuajse u përshkallëzua në fund të vitit të kaluar kur Kina dërgoi një numër rekord avionësh luftarakë në atë që Tajvani e konsideron operacionin e saj mbrojtës.