Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të vrarë e katër të plagosur nga sulmi me armë në Danimarkë

Tre persona u vranë e katër të tjerë u plagosën në sulmin me armë të dielën, në një qendër tregtare në Kopenhagë të Danimarkës, raportoi BBC-ja të hënën.

Viktimat janë dy danezë 17-vjeçarë e një shtetas rus, 47-vjeçar, derisa katër të plagosurit (dy danezë e dy suedezë) janë në gjendje kritike. Sulmi ndodhi nga një 22-vjeçar, i paraqitur nga mediat si “danez etnik”, që u arrestua disa minuta pas të shtënave. Shefi i policisë daneze, Soeren Thomassen, tha se sulmuesi “kishte probleme mendore dhe nuk kishte asnjë indikacion për sulm terrorist”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I arrestuari që nuk u identifikua, do të përballet me gjykatën të hënën. Kryeministrja Mette Frederiksen tha se Danimarka pësoi një sulm mizor, derisa iu bëri thirrje danezëve të qëndrojnë të bashkuar “dhe ta mbështesin njëri-tjetrin në kohë të vështira”.

“Kryeqyteti ynë i bukur dhe zakonisht kaq i sigurt u ndryshua në një sekondë”, tha ajo.

I dyshuari kishte një pushkë dhe municion kur u arrestua, njoftuan autoritetet policore.