Botë

Putini është i hapur për dialog mbi kontrollimin e armëve bërthamore

 

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Moska është e hapur për një dialog mbi stabilitetin strategjik, ruajtjen e regjimeve të mospërhapjes të armëve bërthamore dhe përmirësimin e situatës në fushën e kontrollit të armëve, shkruan The Guardian të enjten.

Putini shtoi se përpjekjet do të kërkonin punë të mundimshme të përbashkët dhe do të shkonin drejt parandalimit të një përsëritjeje të asaj që po ndodh sot në Donbas, gjatë një forumi që po mbahet në Shën Petersburg të Rusisë.