Ferdinand Macros Jr. është betuar si president i ri i Filipineve në një ceremoni të mbajtur të enjten në Manila. Ai e zëvendëson në këtë pozitë Rodrigo Duterten, raporton BBC.
Inaugurimi i tij shënon një rikthim befasues për dinastinë politike Macros, që ishte rrëzuar nga revolta popullore në vitin 1986.
Macros Jr. fitoi thellë zgjedhjet muajin e kaluar.
Sara Duterte, vajza e presidentit në largim, është betuar si zëvendëspresidente.