Botë

Izraeli me kryeministër të ri, do të mbajë zgjedhjet e pesta në më pak se katër vjet

Yair Lapid është gati të bëhet kryeministri i ri i Izraelit, me parlamentin që po përgatitet të shpërndahet dhe të bëhet shkas për zgjedhjet e pesta në më pak se katër vjet në vend, shkruan BBC.

Lapid, kreu i partisë së qendrës Yesh Atid dhe ministër i Jashtëm, do të marrë detyrën nga Naftali Bennett sipas një marrëveshjeje ekzistuese për ndarjen e pushtetit.

Ata formuan një koalicion tetë partish pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Megjithatë, ajo u prish javën e kaluar, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja.

Prishja e koalicionit dhe shkuarja në zgjedhje krijon një rrugë për kryeministrin më jetëgjatë të Izraelit, Benjamin Netanyahu, që të kthehet në detyrë, pavarësisht se është në gjyq për akuzat për korrupsion, të cilat ai i mohon.

Netanyahu, partia e krahut të djathtë Likud të të cilit parashikohet të mbetet më e madhja në Knesset, u rrëzua nga Bennett dhe Lapid qershorin e kaluar, duke thyer ngërçin politik dyvjeçar.

Përpara votimit për shpërndarjen e Knessetit, i cili është shtyrë deri të enjten në mëngjes, Bennett u tha anëtarëve të partisë së tij të krahut të djathtë Yamina se ai nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, shtoi zëdhënësi i tij. Ai do të shërbejë si zëvendëskryeministër nën Lapidin deri atëherë.