Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, deklaroi se G7-a është në unitet të vazhdueshëm kundrejt pushtimit rus në Ukrainë, shkruan BBC-ja të hënën.
Ai deklaroi se bota perëndimore duhet të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën që ta rindërtojë ekonominë e saj, të eksportojë drithëra e ta mbrojë veten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi, në margjinat e Samitit të G7 që po mbahet në Berlin, shtoi se situata në juglindje të Ukrainës mbetet të rëndë, por që Ukraina ka demonstruar “aftësi të jashtëzakonshme për ta zmbrapsur dhe ndryshuar pozicionin ushtarak”.
Të hënën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’iu adresohet liderëve të G7-s, ku do të kërkojë që ta ndihmojnë Ukrainën me më shumë armë të rënda.